Nacionalistët francezë dyshojnë se zjarri në Notre Dame nuk ka qenë aksident

Evropë

Nacionalistët francezë dyshojnë se zjarri në Notre Dame nuk ka qenë aksident

Më: 23 prill 2019 Në ora: 19:30
Notre Dame

Një numër i madh i nacionalistëve francezë po vënë në dyshim shkakun e vërtetë të zjarrit në katedralen historike të Notre Dame’it. Disa komentues nëpër media sociale po e konsiderojnë fatkeqësinë si 11 shtatorin e Evropës, shkruan Express UK.

Ndërtesa ikonike ishte përfshirë nga flakët javën e kaluar dhe e gjithë qatia e saj e përbërë nga druri është shkatërruar. Shumë donacione janë dhuruar nga e gjithë bota si gjest i vullnetit të mirë. Zjarrëfikësit kanë arritur të shpëtojnë kullat kryesore të këmbanave si dhe evituan shembjen e mureve të jashtme duke e ruajtur në këtë mënyrë strukturën kryesore. 

Zyrtarët kanë deklaruar se zjarri kishte filluar në mënyrë aksidentale dhe nuk kanë lejuar një hetim për ngjarje kriminale. 

Por Nicolas Dupont-Aignan, i cili drejton një lëvijze politike të quajtur “Të ngritemi për Francën” thotë që nuk është i kënaqur me shpjegimin zyrtarë për zjarrin.

Ai kërkoi në një transmetim direkt në një televizion francez që të dinte nëse zjarri ka qenë vërtetë aksidental apo ishte rezultat i ndonjë sulmi. 

“Po të kishit qenë duke e parë direkt si po merrte zjarr katedralja do mendonit që jeni në një zonë lufte”, thotë Aignan. 

Zyra e prokurorit të Parisit ka theksuar që prej fillimit se zjarri nuk ishte si pasojë e një akti të qëllimshëm, andaj edhe nuk ka hapur procedurë kriminale ndaj askujt. Por Aignan ka kërkuar vazhdimisht fillimin e një hetimi më të zgjeruar. 

Liderja e të djathtës ekstreme Marie Le Pen ende nuk ka komentuar për këto teori konspirative, por shumë njerëz të afërt me të kanë bërë shkrime të shumta nëpër rrjete sociale për dyshime rreth shkakut të vërtet të zjarrit. 

Shumë nga ta kanë akuzuar mediat se po gënjejnë, dhe se origjina e zjarrit mund të zbulohet shumë lehtë. 

Ndryshe për renovimin e katedrales kanë ardhur donacione shumë shtete të botës, një nga to është edhe Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat