May telefonon presidentin e ri ukrainas, i premton mbështetje të sovranitetit territorial të vendit

Evropë

May telefonon presidentin e ri ukrainas, i premton mbështetje të sovranitetit territorial të vendit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 06:40
Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May telefonoi të martën presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, për ta uruar për fitoren.

May i konfirmoi komedianit Zelenskiy se Britania do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tij, tha zyra e kryeministres angleze në një deklaratë.

“Kryeministrja theksoi rëndësinë që dy vendet tona të punojnë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, për të penguar agresionin rus”, tha një zëdhënëse e May në një deklaratë.

Komediani Volodimir Zelenskiy fitoi të dielën në balotazhin me ish presidentin Petro Poroschenko, ndaj të cilit rënduan shumë akuzat për përfshirje në afera korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat