Skocia vendos të shpallë referendum: Mjaft më me mbretëreshën britanike mbi kokë! - Bota Sot
Skocia vendos të shpallë referendum: Mjaft më me mbretëreshën britanike mbi kokë!

Evropë

Skocia vendos të shpallë referendum: Mjaft më me mbretëreshën britanike mbi kokë!

Më: 25 prill 2019 Në ora: 06:26
Ilustrim

Qeveria e Skocisë ka thënë se do të punojë drejt dërgimit përpara të legjislacionit që lejon mbajtjen e një referendimi për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, që ka mundësi të mbahet nga mesi i vitit 2021.

“Ne shumë shpejt do të prezantojmë projektligjin që përcakton rregullat për referendum”, ka thënë ministrja e parë, Nicola Sturgeon para ligjvënësve në Edinburg më 24 prill, duke shtuar se projektligji do të kompletohet në fund të vitit 2019.

Ajo ka thënë se Qeveria e tij synon të mbajë një referendum para përfundimit të mandatit të përbërjes së këtij parlamenti në maj të vitit 2021.

Votuesit skocezë kanë kundërshtuar më 2014 një referendum për pavarësi me një rezultat të ngushtë prej 55.3 për qind kundër dhe 44.7 në të mirë të tij.

Megjithatë, Sturgeon ka thënë më 2016 se pas votimit të britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, ka shumë mundësi që Skocia të mbajë një referenfum për pavarësi.

Votuesit skocezë kanë mbështetur zëshëm fushatën që Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, në referendumin e vitit 2016.

Sturgeon ka thënë se vendimi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja ka shpërfaqur një ndryshim rrënjësor për marrëdhëniet e Skocisë në të ardhmen prandaj edhe mund të arsyetohet mbajtja e një referendumi të dytë për pavarësi.

Sturgeon ka thënë se në këtë fazë nuk nevojitet leja e parlamentit britanik për të vazhduar përpara, mirëpo ajo do të jetë e domosdoshme më vonë kur të miratohet projektligji për referendumin e pavarësisë.

Hapat e Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë të paqartë, pasi largimi që ishte planifikuar të ndodhte në muajin mars, tani është shtyrë për 11 tetor.

Shtyrjet kanë ndodhur si pasojë e mospajtimeve për mënyrën se si duhet larguar Britania nga Bashkimi Evropian, si dhe për marrëveshjen e arritur nga kryeministrja britanike, Theresa May me negociatorët evropianë për Brexit.

Skocia ka qenë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar për më shumë se 300 vjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...