Presidenti francez premton ulje të taksave për të ndalur "Xhaketat e Verdha"

Evropë

Presidenti francez premton ulje të taksave për të ndalur "Xhaketat e Verdha"

Më: 25 prill 2019 Në ora: 21:35
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se dëshiron që njerëzit të përfshihen më shumë në proceset demokratike përmes një thjeshtëzimi të rregullave për referendum dhe decentralizimit të funksioneve të qeverisë. Macron gjithashtu premtoi ulje të taksave për qytetarët francezë.

Premtimet e presidentit Macron bëhen pasi tash e disa muaj ai po përballet me protesta nga lëvizja që quhet “Xhaketat e Verdha”.

Masat e presidentit francez synojnë të heqin pakënaqësitë ndaj qeverisjes së tij edhe pse numri i protestuesve javët e fundit është ulur ndjeshëm.

“Xhaketat e Verdha” janë duke protestuar nga nëntori i vitit të kaluar. Protesta fillimisht nisi kundër ngritjes së çmimit të naftës më pastaj rezultoi me rritjen e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Macronit.

Protestuesit shumë shpesh janë përleshur me policinë duke shkaktuar rrëmujë në rrugët e Parisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat