Sherr në supermarket, djali ther me thikë babanë

Evropë

Sherr në supermarket, djali ther me thikë babanë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 12:50
Ilustrim

Një sherr i furishëm mes babait dhe djalit përfundoi në gjak, ku një 53-vjeçar u qëllua me thikë.

Vincenzo Cardone, gjeti vdekjen në spitalin ‘Loreto Mare’ të Napolit në Itali.

Ngjarja ndodhi pas një sherri në supermarmarketin ‘Maxi Sidis’, në periferi të Napolit.

Cardone u qëllua pas një sherri të dhunshëm nga i biri, në sy të klientëve.

Krimi i rëndë ndodhi në supermarketin që viktima kishte në pronësi, pasditen e kësaj të premteje.

I riu qëlloi të atin me thikë në fyt, duke bërë që ky i fundit si pasojë e hemorragjisë të gjejë vdekjen në spital.

Pas krimit i dyshuari u arrestua nga policia, teksa hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen janë në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat