Juncker: S’do të ketë “Polexit”

Evropë

Juncker: S’do të ketë “Polexit”

Më: 29 prill 2019 Në ora: 09:09
Jean Claude-Juncker

Polonia nuk ka gjasa që të largohet nga Bashkimi Evropian edhe nëse partia euroskeptike PiS fiton në zgjedhjet e sivjetme.

Këtë e ka thënë Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker, në një intervistë këtë të hënë.

I pyetur nga e përditshmja polake, Rzeczpospolitoan, se nëse do të ketë “Polexit” pas zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës, Juncker ka thënë “Jo”.

“Polonia është me ne (në Bashkimin Evropian) sepse kemi vlera të përbashkëta”.

Ky qëndrim i Juncker vjen pasi partia më e madhe opozitare ka paralajmëruar se mund t’i prijë vendim për dalje nga blloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat