Di Maio: I hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat politike për një grupim të ri në PE

Evropë

Di Maio: I hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat politike për një grupim të ri në PE

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:10
Luigi Di Maio

Lideri i lëvizjes italiane Pesë Yjet (L5Y, antisistem), Luigi Di Maio deklaroi të dielën nga Varshava se shpresonte të krijonte një grup të ri në Parlamentin Europian.

”Ky grup pritet të bëjë bashkë rreth tetë lëvizje’’, pohon ai.

”Nuk mendoj se partitë tradicionale kanë potencialin për të fituar shumicën absolute në PE’’, thekson Di Maio, i cili ishte i pranishëm në kryeqytetin polak për të marrë pjesë në hapjen e fushatës evropiane të lëvizjes polake anti-sistem Kukiz’15, e mbështetur gjithashtu nga partia kroate, Zivi Zid.

Duke rikonfirmuar se L5Y nuk është as e djathtë as e majtë, një kategorizim që ai e cilëson ‘’të vjetëruar’’ dhe për të cilin ai parapëlqen dallimin midis ideve të mira dhe të këqija, zëvendëskryeministri italian vuri në dukje objektivat e tij në nivel evropian, pagë minimale evropiane, ligji anti-korrupsion dhe anti-mafia evropiane, demokraci e drejtpërdrejtë me instrumenta të rinj, forcim i Parlamentit Europian dhe promovim i produkteve ”made in BE dhe ”made in vendet evropiane në mënyrë individuale”.

Ai u shpreh i hapur për një bashkëpunim me të gjitha forcat politike që propozojnë diçka të mirë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat