Paris, përleshje të protestuesve në ditën e 1 majit

Evropë

Paris, përleshje të protestuesve në ditën e 1 majit

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:11
Paris

Në Paris, policia u përplas me demostruesit gjatë tubimeve me rastin e 1 majit, ku morën pjesë mijëra njerëz.

Protestuesit hodhën gurë dhe bomba me benzinë në drejtim të policisë si dhe thyen xhamat e një furgoni.

Policia përdori gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën.

Autoritetet franceze njoftuan masa të rrepta sigurie për demonstratat e 1 majit. Ministri i brendshëm tha se ekzistonte rreziku që "aktivistë radikalë" të mund t’u bashkoheshin protestuesve antiqeveritarë, të ashtuquajtur “jelekët e verdhë” si dhe punëtorëve të sindikatave në rrugët e Parisit dhe në të gjithë vendin.

Për demonstrimet e 1 majit pritej të mobilizoheshin më shumë se 7,400 policë, të ndihmuar nga dronët për ta kontrolluar më mirë situatën dhe për të shmangur dhunën e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat