Franca dhe Italia nderojnë së bashku gjeniun e Rilindjes, Da Vinci - Bota Sot
Franca dhe Italia nderojnë së bashku gjeniun e Rilindjes, Da Vinci

Evropë

Franca dhe Italia nderojnë së bashku gjeniun e Rilindjes, Da Vinci

Më: 2 maj 2019 Në ora: 19:01
Presidenti francez dhe homologu i tij italian, Emmanuel Macron e Sergio Mattarela janë takuar në Amboise

Presidenti francez dhe homologu i tij italian, Emmanuel Macron e Sergio Mattarela janë takuar në Amboise, në luginën franceze Loire, për të shënuar 500-vjetorin e Leonardo da Vincit.

Dy krerët e shteteve vizituan varrin e Leonardos, një varr modest në një kishë në kështjellën “Amboise”, që supozohet se mban eshtrat e mjeshtrit të madh, si dhe shtëpinë e tij “Clos Luce” aty afër, ku piktori i Rilindjes u nda nga jeta më 2 maj të vitit 1519.

Vizita vjen në mesin e tensioneve diplomatike mes dy vendeve, që tradicionalisht kanë qenë aleate të ngushta, kjo për shkak të politikave të emigracionit.

Image

Trashëgimia e Da Vincit në vetvete ka qenë e diskutueshme mes Francës dhe Italisë. Zyrtarët italianë thanë në nëntor se donin të rinegocionin huazimin e planifikuar të veprave të tij në Luvër, për ekspozitën e përvjetorit, sepse francezët nuk mund t’i kenë të gjitha.

Por, këtë të enjte, Roma dhe Parisi po lënë mënjanë tensionet për të nderuar gjeniun e Rilindjes, në qytetin ku ai kaloi vitet e fundit të jetës.

Në vitin 1516, në moshën 64-vjeçare, Leonardo da Vinci u largua nga Italia për t’u vënë në shërbim të Mbretit të Francës. Shumë nga kryeveprat e tij i mori me vete dhe ia shiti monarkut francez, duke krijuar një trashëgimi që tani ekspozohet në Muzeun e Luvrit në Paris.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat