Zgjedhjet lokale në Britani, humbje e madhe për konservatorët

Evropë

Zgjedhjet lokale në Britani, humbje e madhe për konservatorët

Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:25
Theresa May

Gjatë ditës së sotshme janë mbajtur zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe, e që cilësoheshin test për zgjedhjet evropiane që do të mbahen në fund të këtij muaji.

Në këto zgjedhje, fituesit më të mëdhenj ishin partitë e vogla, ndërsa dy partitë më të madhe, ajo Konservatore dhe Laburiste pësuan humbje.

Konservatorët, pësuan humbjen më të rëndë ndonjëherë. Në nivel kombëtarë, ata i humbën 1351 ulëse të asambleve lokale, raporton BBC.

Sot gjatë ditës, Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e cila i përket Partisë Konservatore, tha se mesazhi i këtyre zgjedhjeve ishte se britanikët dëshirojnë sa më shpejtë një marrëveshje me BE-në.

Ndërsa laburistët në anën tjetër, i humbën 307 ulëse në asambletë lokale. Ndërsa ata që përfituan më së shumti ishin Partia Liberal Demokrate e cila fitoi 676 ulëse më shumë se herën e kaluar, të Gjelbërit e cila fitoi 185, dhe kandidatët e pavarur, të cilët fituan 242 ulëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat