I zhdukur prej ditësh, gjendet i vrarë në pyll

Evropë

I zhdukur prej ditësh, gjendet i vrarë në pyll

Më: 4 maj 2019 Në ora: 06:39
Ilustrim

Një 18-vjeçar është gjetur i vrarë në pyll, pak ditë pasi ishte shpallur i humbur nga familjarët.

Ai është identifikuar si Alex Davies, dhe ishte larguar nga shtëpia e tij në Skelmersdale, Lancashire të hënën.

Askush nuk e pa më dhe prindërit njoftuan policinë për të nisur kërkimet.

Policia nisi një hetim për vrasje pasi trupi i tij u gjet në Parbold Hill në West Lancashire.

Policia fillimisht ishte e pasigurt nëse trupi ishte i një burrë apo gruaje.

"Kjo është një vrasje vërtet tronditëse e një të riu dhe ngushëllimet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e tij në këtë periudhë shumë të trishtuar për ta", tha dedektivi, Geoff Hurs.

I riu punonte si asistent shitjesh në Home Bargains në Skelmersdale, në Britani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat