Rritet numri i të vdekurve nga djegia e aeroplanit në Moskë

Evropë

Rritet numri i të vdekurve nga djegia e aeroplanit në Moskë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 08:15
Pamje nga djegia e aeroplanit në Moskë

Dyzetë e një persona janë vrarë pasi një aeroplan rus i pasagjerëve ka bërë një ulje emergjente dhe është përfshirë nga flakët në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës, kanë njoftuar autoritetet.

Aeroplani i llojit, Sukhoi Superjet SSJ100, është shfrytëzuar nga linja kombëtare ajrore Aeroflot, dhe është raportuar se ka qenë duke bartur 73 pasagjerë dhe pesë pjesëtarë të ekuipazhit kur ka ndodhur incidenti më 5 maj.

“Sipas të dhënave tona, 37 persona kanë mbijetuar”, ka thënë Komiteti Hulumtues përmes një deklarate.

Të paktën pesë persona është thënë se janë plagosur dhe janë dërguar në spital, dy prej të cilëve në gjendje serioze.

Një pjesëtar i ekipit dhe të paktën dy fëmijë është thënë se janë në mesin e të vdekurve.

Aeroplani ishte nisur nga aeroporti i Moskës drejt qytetit verior rus, Murmanska, mirëpo është detyruar të ulet poshtë për shkak të “arsyeve teknike” të paspecifikuara, ka thënë kompania ajrore, Aeroflot.

Piloti dhe disa pasagjerë tjerë janë cituar të kenë thënë se aeroplani është prekur nga rrufeja gjatë një stuhie.

Komiteti Hulmtues ka thënë se ka hapur një rast hetimor për këtë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat