Britania do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane

Evropë

Britania do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:26
David Lidington

Zëvendësi i kryeministres britanike, David Lidington, tha të martën se Britania e Madhe do të jetë e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 23 maj pasi nuk ka kohë të mjaftueshme për të arritur marrëveshje për tërheqje nga BE-ja.

Kryeministrja May shpresonte se vendi i saj do ta shmangte pjesëmarrjen në këto zgjedhje, por bisedimet me Partinë Laburiste për gjetjen e zgjidhjes për Brexitin deri tash nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret.

“Për fat të keq, nuk do të jetë e mundshme që ta përfundojmë këtë proces para datës ligjore për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Prandaj, këto zgjedhje do ta përfshijnë edhe Britaninë”, tha David Lidington, ministër i kabinetit qeveritar.

“Ne do t’i dyfishojmë përpjekjet për t’u siguruar se shtyrja pas zgjedhjeve të jetë sa më e shkurtër që është e mundshme. Do të ishte ideale për ne që eurodeputetët britanikë asnjëherë të mos ulen në ulëset e Parlamentit Evropian, nëse i tërë procesi përmbyllet gjatë verës”, shtoi ai, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat