Zgjedhjet evropiane do të mbahen në Britani edhe nëse miratohet marrëveshja e Brexit-it

Evropë

Zgjedhjet evropiane do të mbahen në Britani edhe nëse miratohet marrëveshja e Brexit-it

Më: 7 maj 2019 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Zgjedhjet evropiane do të mbahen në Britaninë e Madhe më 23 maj, edhe nëse deputetët britanike do të miratojnë deri atëherë marrëveshjen e Brexit-it, deklaroi sot zëvendëskryeministri, David Lidington.

Parlamenti Evropian, që do të dalë nga zgjedhjet e mbajtura nga 23 deri më 26 maj në të gjithë BE-në, pritet të nisë punën për herë të parë më 2 korrik.

Qeveria konservatore e Mayt është angazhuar për më shumë se një muaj në diskutime me opozitën laburiste për të arritur një konsensus për miratimin e marrëveshjes Brexit, e arritur me Brukselin në fund të nëntorit, por e hedhur poshtë tri herë nga parlamenti britanik./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat