Gabimi i pilotëve po hetohet si shkak i mundshëm i aksidentit në Moskë - Bota Sot
Gabimi i pilotëve po hetohet si shkak i mundshëm i aksidentit në Moskë

Evropë

Gabimi i pilotëve po hetohet si shkak i mundshëm i aksidentit në Moskë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 19:15
Avioni Sukhoi Superjet-100 i përfshirë nga flakët në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

Hetuesit rusë po e shyqrtojnë gabimin e pilotëve si shkak të mundshëm të djegies së një aeroplani të kompanisë Aeroflot në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

Dyzetenjë vetë humbën jetën pasi avioni Sukhoi Superjet-100 u përfshi nga flakët pas aterimit, më 5 maj.

Anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët thanë se aeroplani u godit nga rrufeja në ajër, e cila i ndërpreu komunikimet me kontrollorët në tokë.

Gazeta ruse Kommersant citoi burime anonime të kenë thënë se pilotët bënë disa gabime përara aterimit urgjent, përfshirë uljen me rezervuar plot, në vend se të fluturonin për të shpenzuar karburantin.

Hetuesit thanë se po i shqyrtojnë të dhënat nga dy regjistruesit e fluturimit dhe se mund të duhet një javë ose më shumë kohë për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Zëdhënësja e Komisionit Hetimor, Svetlana Petrenko, tha se hetuesit po shqyrtojnë disa shkaqe të mundshme: aftësitë e pilotëve, kontrollorët e trafikut ajror, teknikët që kontrolluan avionin dhe motin e keq.

Ministri rus i Transportit, Jevgeny Ditrikh, tha të hënën se nuk ka arsye për të hequr nga përdorimi avionët Sukhoi Superjet-100 derisa të dalin rezultatet e hetimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...