Zgjedhjet e BE në Britaninë e Madhe/ Procesi do të zhvillohet pavarësisht Brexit

Evropë

Zgjedhjet e BE në Britaninë e Madhe/ Procesi do të zhvillohet pavarësisht Brexit

Më: 8 maj 2019 Në ora: 08:59
Theresa May

Britania e Madhe duhet të mbajë zgjedhjet evropiane pavarësisht shpresave nga qeveria se një marrëveshje për Brexit-in do të arrihej deri atëherë.

Votimet do të mbahen më 23 maj, por Theresa May tha se Britania nuk duhet të marrë pjesë nëse deputetët bien dakord më parë për një plan Brexiti.

Por, tani, David Lidington, thotë se fatkeqësisht nuk do të jetë e mundur të përfundojë ky process para datës 23 maj dhe Britania duhet të marrë pjesë në zgjedhje.

Ai tha se qeveria do të përpiqet që ta bëjë shtyrjen për të cilën është marrë edhe “OK” i Brukselit, sa më të shkurtër që të jetë e mundur.

Britania e Madhe duhet të dilte nga BE më 29 mars, por nuk arriti të kalonte marrëveshjen e Brexitit në parlament dhe tani BE e ka shtyrë afatin deri më 31 tetor.

Sidoqoftë, vendi mund të dalë nga blloku edhe më herët, por nëse Britania do të jetë ende anëtare e BE deri më 23 maj, ajo është e detyruar ligjërisht të marrë pjesë në zgjedhjet e BE dhe të dërgojë eurodeputetët në Bruksel.

Një zëdhënës i kryeministres May tha se asaj i vjen shumë keq që Britania nuk doli nga blloku siç ishte planifikuar, në mars, dhe pranon se shumë njerëz mund të ndjehen të frustruar për faktin që zgjedhjet evropiane janë përpara.

Por ajo shpreson që parlamenti do të bjerë dakord për një plan Brexiti para se deputetët të rifillojnë sesionin e tyre në korrik. Sidoqoftë, afati i fundit për tu regjistruar në zgjedhjet e BE ishte 7 maji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat