Lidington: Pjesëmarrja në zgjedhjet europiane e pashmangshme

Evropë

Lidington: Pjesëmarrja në zgjedhjet europiane e pashmangshme

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:21
David Lidington

Pjesëmarrja e Britanisë së Madhe në zgjedhjet europiane më 23 maj është tani e pashmangshme, për fat të keq, theksoi David Lidington, zëvendëskryeministri i konservatorëve të Theresa May, gjatë një sesioni të ri negociatash me opozitën laburiste në kërkim të një marrëveshjeje kompromisi për daljen nga BE.

”Për fat të keq, një gjë e tillë është e pashmangshme”, deklaroi ai.

”Kjo marrëveshje edhe nëse do të gjendet, nuk mund të miratohet në këtë pikë para muajit korrik’’, theksoi ai. .ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat