Franca konfirmon dërgesën e armëve të kontestuara në Arabinë Saudite - Bota Sot
Franca konfirmon dërgesën e armëve të kontestuara në Arabinë Saudite

Evropë

Franca konfirmon dërgesën e armëve të kontestuara në Arabinë Saudite

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:13
Foto

Qeveria franceze konfirmoi të mërkurën se një dërgesë e re e armëve do të niset për në Arabinë Saudite, pavarësisht se Riad po përdor armë në luftën e Jemenit, transmeton AFP.

Ministri i Mbrojtjes Florence Parly tha për televizionin BFM se armët do të ngarkoheshin në një anije mallrash saudite të planifikuar të mbërrinte të mërkurën në portin francez të Le Havre.

Ajo refuzoi të identifikojë llojet e armëve, por përsëriti qëndrimin e Francës se ato janë përdorur vetëm për qëllime mbrojtëse nga Arabia Saudite që kur filloi ofensivën e saj në Jemen në vitin 2015.

"Përsa i përket qeverisë franceze, nuk kemi dëshmi se viktimat në Jemen janë rezultat i përdorimit të armëve franceze," tha Parly.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat