Rusia dëbon dy diplomatë suedezë

Evropë

Rusia dëbon dy diplomatë suedezë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 19:22
Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse

Ministria e Jashtme e Suedisë tha se dy diplomatë të saj janë dëbuar nga Rusia, pasi Stokholmi ua ka refuzuar vizat dy zyrtarëve rusë.

"Dy diplomatëve suedezë u është kërkuar të largohen nga Rusia. Na vjen keq për këtë vendim të Ministrisë së Jashtme ruse", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme suedeze, Rasmus Eljanskog.

Ai sqaroi se ky veprim ka pasuar vendimin e Stokholmit për t'i mos zgjatur vizën një diplomati rus dhe për t'i refuzuar aplikimin për vizë diplomatike një tjetër shtetasi rus.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, u tha gazetarëve në Moskë se dëbimi i diplomatëve është përgjigje ndaj vendimit të Stokholmit për zyrtarët rusë.

Suedia, prej kohësh, është shprehur e shqetësuar nga kërcënimet e spiunëve rusë.

Vitin e kaluar, autoritetet e inteligjencës në Suedi kanë paralajmëruar se Moska "përbën kërcënimin më të madh të inteligjencës për Suedinë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat