Skandal korrupsioni nga aleati i fuqishëm i Salvinit

Evropë

Skandal korrupsioni nga aleati i fuqishëm i Salvinit

Më: 9 maj 2019 Në ora: 23:13
Matteo Salvini

Një skandal korrupsioni është zbuluar në Itali, pasi që një nga anëtarët e kabinetit akuzohet për zhvatjen e 30.000 euro nga një kompanie e energjisë së rikuperueshme në jug të Italisë.

Armando Siri, një nga aleatët e Matteo Salvinit dhe zv.ministër i transportit, është akuzuar gjatë ditës së enjte për mundësinë e kërkimit të haraçit për një kompani e cila po investonte në Itali.

Gjithsesi, Siri i mohon të gjitha akuzat ndaj tij.

Siri gjithashtu ka shërbyer si këshilltar i Salvinit për çështje ekonomike. Salvini është kryetar i partisë së ekstremit të djathtë, e quajtur Liga, dhe është në koalicion me partinë “Lëvizja 5 Yjet”.

Siri është anëtar i kësaj lëvizje, dhe mik i afërt i Salvinit.

Kryetari i “Lëvizja 5 Yjet”, Luigi Di Maio, tha për mediat se gjatë mbledhjes së kabinetit të mërkurën e ardhshme, do të vendosë për masat që do të merren nga qeveria. “Sot, Kabineti i ministrave, ka propozuar fillimin e procedurave për shkarkimin e Sirit, por çdo gjë vendoset të mërkurën e ardhshme, kur edhe do të mbahet mbledhja”.

Ky skandal i korrupsionit ka ngjallur reagim nga simpatizantët e partisë “Lëvizja 5 Yjet”, e cila e ndan pushtetin me partinë Liga, të Salvinit.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se ai pret që “të merret vendimi i duhur”.

Salvini nuk e fshehu zhgënjimin e tij, duke thënë para gazetarëve se “gjyqin do ta mbajë gjykata e jo qeveria”.

“Italia është vendi i 60 milionë personave të cilat janë të pafajshëm, derisa të shpallen fajtorë” përfundoi Salvini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat