Në Leskovc të Serbisë sulmohen tri lagje rome

Evropë

Në Leskovc të Serbisë sulmohen tri lagje rome

Më: 12 maj 2019 Në ora: 12:26
Leskovc

Partia rome në Serbi ka kumtuar se mbrëmë rreth orës 21.00 janë sulmuar tri lagje rome në Leskovc dhe me këtë rast ka reaguar policia.

Siç njofton kumtesa e kësaj partie, të cilën e publikon n1, rreth 50 persona me kërbaçë janë sjellë dhunshëm nëpër lagjet rome Sat Mahalla, Podrvce dhe Slavka Zlatanoviq në Leskovc.

Zëdhënësja e Partisë rome Sanja Shajn ka kërkuar që shteti të sigurojë roje policore nëpër ato lagje, ndërsa i ka ftuar romët për vetëpërmbajtje.

Ky është sulmi i dytë ndaj këtyre lagjeve rome në këtë qytet të Serbisë, saktëson kumtesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat