Çka po ndodh: Partia e eurofobit Farage po prin bindshëm ndaj Laboristëve dhe Konservatorëve

Evropë

Çka po ndodh: Partia e eurofobit Farage po prin bindshëm ndaj Laboristëve dhe Konservatorëve

Më: 12 maj 2019 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Partia e Brexitit e eurofobit Nigel Farage po avancon ndjeshëm në sondazhet e kryera me afrimin e zgjedhjeve europiane me 34%, e thënë ndryshe sa votat e partisë Konservatore dhe partisë Laburiste të mbledhura bashkë, sipas një sondazhi të publikuar sot në ”The Observer”.

Në raport me sondazhin e mëparshëm, partia e Brexit është renditur me një avancim të ndjeshëm pothuajse dyfish më shumë se partia Laburiste e cila pozicionohet në vend të dytë me 21% të votave (në rënie me shtatë pikë).

Liberal-demokratët kundërshtarë të Brexit mundën të sigurojnë 12% të votave (në rritje me pesë pikë) duke dalë me rezultat përpara partisë Konservatore të kryeministres Theresa May, e cila mundi të mbledhë vetëm 11% të votave, sipas ”The Observer”.

Ky sondazh u krye on line nga instituti ”Opinium Research” mes harkut kohor nga e mërkura deri të premten në një target grup prej 2 004 britanikë në moshë madhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat