Investimet e huaja në Gjermani shënojnë rekord historik

Evropë

Investimet e huaja në Gjermani shënojnë rekord historik

Më: 13 maj 2019 Në ora: 07:08
Ilustrim

Vitin e kaluar u regjistruan 2062 ndërmarrje të huaja që investuan në Gjermani, duke shënuar rekord historik, thuhet në raportin e palës zyrtare gjermane të dielën mbi investimet e ndërmarrjeve të huaja në vend.

Numri i projekteve amerikane në Gjermani është më i larti, me plot 345 të tilla, Zvicra u rendit në vendin e dytë me 229 projekte investimi; Kina në vendin e 3-të me 188 dhe Britania në vendin e 4-t me 168.

Menaxheri i përgjithshëm i Investimeve dhe Tregtisë Gjermane Robert Hermann u shpreh:

"Këto të dhëna tregojnë se Gjermania është një ndër vendet më të pëlqyera nga investitorët e huaj, pra ata tërhiqen nga klima e investimeve në Gjermani. Në të njëjtën kohë, përmasa e tregut dhe pozicioni i saj gjeografik në qendër të BE-së janë kushte të nevojshme për besimin e shumë investitorëve."

Nga shifrat rezulton se numri i projekteve të ndërmarrjeve kineze u pakësua 14% në krahasim me vitin të kaluar. Ndërsa në vitin 2017, Kina renditej në vendin e dytë me 218 projekte investime.

Për këtë fenomen, një specialist gjerman tha se në dekadën e fundit, investimet e ndërmarrjeve kineze u shtuan gradualisht. Prej vitit 2010, Kina është renditur gjithnjë në 3 vendet e para me projekte të shumta investimi në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat