Kaos në Zagreb për shkak të erës së fortë

Evropë

Kaos në Zagreb për shkak të erës së fortë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:16
Foto

Erërat e forta, me fuqi të kohëpaskohshme uraganike, po fryjnë në Zagreb prej të dielës mbrëma. Nëpër rrugët e gjithë qytetit ka shumë pemë të rrënuara si dhe degë të thyera, kontejnerë të plehut apo semaforë të shkulur.

Zjarrfikësit janë në terren, ndërsa policia i paralajmëron qytetarët që të mos dalin jashtë nëse nuk janë të detyruar.

Dy persona janë lënduar për shkak të stuhisë së fortë, një këmbësor në Sheshin Ban Jelaçiq dhe një grua në të cilën ka rënë një degë në lagjen Çernomerec, ka publikuar policia e Zagrebit.

Disa nga linjat e transportit urban janë ndërprerë, ndërsa në terren janë të gjitha shërbimet e qytetit dhe zjarrfikësit.

Goditjet e erës në Zagreb janë me forcë edhe deri 100 km në orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat