Policia po heton vrasjen e pesë personave në Gjermani

Evropë

Policia po heton vrasjen e pesë personave në Gjermani

Më: 14 maj 2019 Në ora: 10:10
Gjermani - foto arkivi

Policia gjermane, që po hetonte vdekjen e tre personave të qëlluar me shigjeta me hark në një hotel pranë qytetit Pasau, i gjeti edhe dy trupa grash në një banesë, rreth 650 kilometra larg.

Banesa në Vitingen ishte marrë nga një grua 30 vjeçe, e cila ishte njëra nga viktimat e gjetura në dhomën e hotelit.

Dy viktimat e tjera në hotel ishin një burrë dhe një grua, të qëlluar me disa shigjeta.

Policia tha se nuk ka asnjë shenjë të grindjes.

Prokurori publik, Walter Feiler, tha se nuk është e qartë se sa kohë kanë qëndruar trupat në banesë.

Të pesë viktimat janë shtetas të Gjermanisë.

Gjuetia me harqe është e ndaluar në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat