Ngjarje e rëndë në Bosnjë: Djali bie në përrua, nëna hidhet pas tij për ta shpëtuar por e pëson edhe ajo - Bota Sot
Ngjarje e rëndë në Bosnjë: Djali bie në përrua, nëna hidhet pas tij për ta shpëtuar por e pëson edhe ajo

Evropë

Ngjarje e rëndë në Bosnjë: Djali bie në përrua, nëna hidhet pas tij për ta shpëtuar por e pëson edhe ajo

Më: 14 maj 2019 Në ora: 14:55
Pamje nga Bosnja

Të reshurat e mëdha të shiut që kanë përfshirë këto ditë Bosnjë dhe Hercegovinën kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në pjesët veriore dhe qendrore të vendit. 

Në një nga fshatrat e Bosnjës madje ka ndodhur një rast tragjik i shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut.

Në fshatin Begov Han një djalë gjashtë vjeçar ra në një përrua aty afër, gjersa kërkimi është ende në proces, shkruan portali Klix.ba.

Raportohet se djali ishte në afërsi të shtëpisë së tij, kur ai aksidentalisht ra në përrua niveli i të cilit ishte rritur për shkak të reshjeve të bollshme. Nëna e djaloshitu hodh pas tij në përpjekje për ta shpëtuar atë, por pa sukses. Ajo është dërguar menjëherë në spital gjersa njësitë speciale janë angazhuar për gjetjen e djaloshit.

Banorët po ashtu janë mobilizuat në kërkim të bashkëvendësit të tyre.

Ndryshe në shumë zona të Bosnjës gjatë ditës së sotme është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, gjersa në disa lokacione po kërkohet edhe ndërhyrja e ushtrisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...