Paraqitet si blerës, vjedh Ferrarin – policia mbetet me gishta në gojë - Bota Sot
Paraqitet si blerës, vjedh Ferrarin – policia mbetet me gishta në gojë

Evropë

Paraqitet si blerës, vjedh Ferrarin – policia mbetet me gishta në gojë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:23
Ilustrim

Policia gjermane po kërkon një makinë të rrallë sportive Ferrari nga vitet ’80-ta, që besohet se vlen mbi dy milionë euro, pasi një njeri që e paraqiti veten si blerës potencial e vodhi atë gjatë një testimi.

Policia në Dusseldorf tha se njeriu, i cili u lajmërua në njoftimin për Ferrarin e kuq 288 GTO për herë të parë të regjistruar në 1985, u shfaq dje në një takim të dakorduar në këtë qytet gjerman, njofton AP.

Ai dhe shitësi shkuan në një test vozitjeje, gjatë të cilit shitësi doli nga makina për të zëvendësuar ulësen me blerësin e ri.

Njeriu u ul në vendin e shoferit, e shtypi pedalin e gazit dhe iku me gjithë veturë, e cila kap vlerën dy milionë euro.

Policia tha sot se nuk arritën të gjenin makinën dhe i bëri thirrje publikut që t'u japë informacione eventuale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...