Brexit: Deputetët pritet që të votojnë në qershor

Evropë

Brexit: Deputetët pritet që të votojnë në qershor

Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:53
Kryeministrja Theresa May

Kryeministrja Theresa May u ka dhënë deputetëve anglezë mundësinë që për herë të katërt të kërkojnë në fillim të qershorit mbështetjen për Brexit, raporton BBC.

Qeveria britanike pritet në javën e parë të qershorit që të hedhë për votim marrëveshjen e kundërshtuar për Brexit.

Vendimi u konfirmua të martën nga zëdhënësi i kryeqeveritares Theresa May pas takimit me shefin e opozitës laburiste, Jeremy Corbyn.

Nga zyra e May u tha  se bisedimet me opozitën në muajin e fundit kanë qenë të dobishme dhe konstruktive, ndërsa kryediplomati i vendit Jeremy Hunt tha se negociatat nuk mund të zgjatin pafundësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat