Ukraina vendos sanksione të reja kundër Rusisë - Bota Sot
Ukraina vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Evropë

Ukraina vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:33
Vladimir Grosman

Ukraina do të vendosë sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë, me të cilat ndalohet porosia e produkteve të caktuara nga ky shtet dhe vendosjen e doganës së veçantë, tha sot kryeministri Vladimir Grosman.

"Ky është një kthim për embargon e shtrenjtë dhe dogana speciale për mallrat ruse", tha Grosman, duke shtuar se kufizimet do të zbatohen për ato produkte që "prodhohen tërësisht në Ukrainë" ose mund të zëvendësohen me produkte alternative.

Ndalimi zbatohet për lloje të caktuara të produkteve industriale, plehrave minerale, produkteve bujqësore, mjeteve të transportit, pllakave dhe llojeve të tjera të mallrave.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 gusht dhe si i tillë synon të parandalojë daljen e kapitalit dhe do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës në Ukrainë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...