Komshiq me ankesë penale kundër Dodik - Bota Sot
Komshiq me ankesë penale kundër Dodik

Evropë

Komshiq me ankesë penale kundër Dodik

Më: 15 maj 2019 Në ora: 19:42
Milorad Dodik

Anëtari i Presidencës së BeH, Zhelko Komshiq, siç edhe kishte paralajmëruar, bëri ankesë penale kundër Milorad Dodik, kryetar i Presidencës, në Prokurorinë e Bosnjë e Hercegovinës.

Komshiq, sipas portalit Klix, paraqiti ankesën penale për shkak të deklaratave të Dodik të dielën e kaluar në shënimin e përvjetorit të regjimentit të tretë të këmbësorisë të Forcave të Armatosura të BeH, që të përfaqësojë traditën e ish-ushtrisë së Republikës Serbe.

Ndër të tjera, Dodik tha se ishte gabim shuarja e ushtrisë së Republikës Serbe dhe nën presionin e faktorit ndërkombëtar të formohen Forcat e Armatosura të BeH.

Ai gjithashtu i kërkoi komandantit të regjimentit që në shënimin e përvjetorit të radhës gjysma e regjimentit të vishen me uniformat e ish-ushtrisë së RS, "pasi është dita e tyre".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...