Rregullat e votimit nga njëri shtet në tjetrin

Evropë

Rregullat e votimit nga njëri shtet në tjetrin

Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:45
Parliamenti Evropian

Sistem zgjedhor proporcional, kuotat e grave, data e votimit… Në Bashkimin Europian, çdo shtet anëtar ka të përcaktuar rregullat e veta për zgjedhjet europiane.

Kush voton dhe kur?

Njëzet e një nga 28 vende votojnë të dielën më 26 maj. Më konkretisht kemi rastin e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë.

Britanikët dhe holandezët votojnë të enjten më 23 maj, irlandezët më 24 maj, letonezët, maltezët dhe sllovakët më 25 maj. Çekët votojnë në harkun kohor dyditor, të premten dhe të shtunën.

28 nuanca të sistemit zgjedhor proporcional

Bashkimi Europian parashikon zgjedhje proporcionale, por shtetet anëtare zgjedhin modalitetet. Ekzistojnë tre forma të proceseve zgjedhore.

– votimi preferencial kryhet në 19 shtete, përfshirë Italinë, Poloninë, Holandën dhe vendet nordike. Votuesi ka mundësi, në varësi të shtetit, të ndryshojë rendin e listës së kandidatëve për të cilën voton, duke hequr kandidatë ose kombinuar disa lista.

– Votimi me lista të mbyllura, në shtatë shtete, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Spanjën dhe Britaninë e Madhe (me përjashtim të Irlandës së Veriut). Zgjedhësit votojnë për lista ku ata nuk kanë të drejtë të ndryshojnë as rendin as përbërjen.

– Vota është e transferueshme vetëm në Maltë, Irlandë dhe Irlandën e Veriut. Zgjedhësi nuk voton për një listë të përgatitur më parë, por hartojnë listën e tyre duke renditur kandidatët sipas rendit preferencial.

Votimi i detyrueshëm

Votimi është i detyrueshëm në pesë shtete: Belgjikë, Greqi, Bullgari, Qipro dhe Luksemburg.
Në Belgjikë dhe Luksemburg, mosrespektimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë. Në tre shtete e tjera, sanksionet, ku ato ekzistojnë, janë më të rënda.

Zgjedhjet

Vetëm pesë shtete e kanë ndarë territorin e tyre në zonat zgjedhore: Italia (5), Polonia (13), Belgjika (3), Irlanda (3) dhe Britania e Madhe (12). Zonat zgjedhore janë ndarë sipas konfigurimit gjeografik përveç se në Belgjikë ku kolegjet janë gjuhësore (holandisht folëse, frëngjisht folëse dhe gjermanisht folëse).
Në shtetet e tjera, zgjedhësit votojnë në një njësi të vetme kombëtare.

E-mail, prokurime, internet

Votimi postar është i lejuar në 16 shtete të BE-së, kryesisht për t’i mundësuar qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të drejtën për të votuar. Kjo vlen veçanërisht për Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Spanjën dhe vendet nordike.

Gjashtë vende lejojnë votimin e autorizuar për të gjithë zgjedhësit (Francë, Britania e Madhe, Holandë, Belgjikë) ose vetëm për votuesit e moshuar ose të paaftë që nuk mund të lëvizin (Poloni, Suedi). Kjo mënyrë mundëson të drejtën që një votues tjetër të votojë në vendin e tij.

Votimi elektronik është ende pak i përhapur. Estonia, vendi kryesor në fushën e dixhitalizimit është i vetmi që u lejon qytetarët e saj të votojnë online.

Përfaqësimi i grave

Njëmbëdhjetë shtete vendosin kuota gjinore në listat e kandidatëve.
Listat franceze, italiane, belge dhe luksemburgase duhet të përfshijnë më shumë burra sesa gra. Në Spanjë, Slloveni dhe Kroaci, ata duhet të kenë të paktën 40% të kandidatëve të çdo gjinie, në Poloni 35%, në Greqi dhe në Portugali 33%. Sa i përket Rumanisë, ajo imponon të paktën një grua (dhe një burrë) në secilën listë.

Disa nga këto shtete kanë nxjerrë këto kuota si masa për të siguruar praninë e grave në pozita të favorshme për tu votuar, por sanksionet nuk janë gjithmonë penguese. Nëse listat e papërshtatshme janë të pavlefshme në Greqi, apo në vende të tjera, si në Francë dhe Luksemburg, shkelësit rrezikojnë vetëm një gjobë.

Mosha minimale

Në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ju duhet të jeni 18 vjeç për të votuar. Vetëm tri vende bëjnë përjashtime: Greqia (17 vjeç), Malta dhe Austria (16 vjeç).

Limitet e moshës janë më të ndryshme për të qenë kandidate. Pesëmbëdhjetë vende, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën e kanë vendosur atë në 18 vjeç, 10 vende, duke përfshirë Poloninë dhe Republikën Çeke në 21 vjeç. Në tre vendet e tjera, ju duhet të jeni  23 vjeç (Rumani) ose 25 vjeç (Itali dhe Greqi). /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat