Ish-Mbreti i Belgjikës kishte dashnore? Gjykata: Gjobë 5 mijë euro në ditë

Evropë

Ish-Mbreti i Belgjikës kishte dashnore? Gjykata: Gjobë 5 mijë euro në ditë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 07:06
Ish mbreti Albert i Dytë

Një gjykatë belge e apelit ka vendosur gjobitjen e ish mbretit Albert i Dytë me 5 mijë euro në ditë, nëse ai refuzon të mos i nënshtrohet një testi ADN-je.

Në muajin shkurt të këtij viti, ish-mbreti refuzoi t’i nënshtrohej një testi të tillë përmes të cilit do të provohej se ai është babai i një fëmije të lindur në vitet 1960-të nga një marrëdhënie dashurie jashtëmartesore me baroneshën Sbill dë Selis Longchamp.

Gjykata në fjalë e ka urdhëruar ish monarkut të japë një monstër pështyme brenda një periudhe tremujore ose përndryshe do të merret si e vërtetë që ai është babai i Delfin Boel, 50 vjeçe, e cila pretendoi për herë të parë që Mbreti Albert ishte babai i saj biologjik gjatë një interviste të dhënë në vitin 2005.

Image

Pasi Alberti i Dytë hoqi dorë nga froni në vitin 2013, për t’ia lënë atë djalit të tij Filip, Boel hapi një cështje gjyqësore për të provuar atësinë e saj, çka i hapi rrugë spekulimeve se skandali kishte detyruar mbretin të abdikonte.

Zërat se Alberti i Dytë ka një fëmijë të jashtëligjshëm dolën fillimisht në vitin 1999 në një biografi të paautorizuar për bashkëshorten e tij Donna Paola Ruffo di Calabria, me të cilën u martua në vitin 1959 dhe ka tre fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat