I del videoja me rusen ish-zëvendëskancelarit austriak, i cili është kundërshtar i Kosovës - Bota Sot
I del videoja me rusen ish-zëvendëskancelarit austriak, i cili është kundërshtar i Kosovës

Evropë

I del videoja me rusen ish-zëvendëskancelarit austriak, i cili është kundërshtar i Kosovës

Më: 18 maj 2019 Në ora: 10:53
I del videoja me rusen ish-zëvendëskancelarit austriak, i cili është kundërshtar i Kosovës

Pas skandalit me publikimin e videos, kancelari austriak, Sebastian Kurz pritet ta largojë nga detyra zëvendësin e tij, kreun e partisë së lirë, Heinz-Christian Strache, njofton agjencia e lajmeve, dpa.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, ÖVP, sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve dpa, e përjashton mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache. Dorëheqja e 49 vjeçarit shihet si e pritshme.

Image

Austria është tronditur nga skandali i një videoje. Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache me gjasë i premton një oligarkeje ruse mbështetje zgjedhore për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë. Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë edhe për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPÖ apo do të kërkojë zgjedhje të reja. Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPÖ, Norbert Hofer./DW

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...