Kroatët mblidhen në Austri në përkujtimin e masakrës ndaj ustashëve

Evropë

Kroatët mblidhen në Austri në përkujtimin e masakrës ndaj ustashëve

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:11
Pamje nga protesta

Mijëra kroatë, përkrahës të së djathtës ekstreme janë mbledhur në një fshat në jug të Austrisë për të përkujtuar masakrën e kroatëve pro nazistë nga komunistët në fund të luftës së dytë botërore.

Ngjarja e diskutueshme vjetore u mbajt të shtunën afër fshatit Bleiburg. Për nacionalistët kroatë, vendi simbolizon vuajtjet e tyre nën sistemin komunist në ish Jugosllavi para se kroatët të luftojnë për pavarësi  në vitet 1990.

Dhjetëra, mijëra kroatë, pjesa më e madhe ushtarë pro fashistë, ikën në Bleiburg në maj të vitit 1945 në mes të ofenzivës së ushtrisë jugosllave, dhe më pas u kthyen mbrapa nga Austria nga ushtria Britanike dhe në duart e anti-fashistëve. Mijëra të ashtu quajtur Ustashët u vranë në Bleiburg dhe rreth tij.

Grupet anti-fashiste në Austri kanë mbajtur protesta gjatë këtij përkujtimi, shkruan FoxNews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat