Papa Françesku nderon gazetarët e vrarë, kërkon mbrojtjen e lirisë së shtypit

Evropë

Papa Françesku nderon gazetarët e vrarë, kërkon mbrojtjen e lirisë së shtypit

Më: 19 maj 2019 Në ora: 11:39
Papa Françesku nderon gazetarët e vrarë, kërkon mbrojtjen e lirisë së shtypit

Papa Françesku i nderoi gazetarët e vrarë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, duke thënë që liria e medieve është tregues i qartë i gjendjes së përgjithshme të një vendi.

Gjatë një fjalimi para anëtarëve të Shoqatës së Gazetarëve të Huaj në Itali, ai kërkoi nga gazetarët që t’i luftojnë lajmet e rreme dhe të vazhdojnë të raportojnë për problemet e njerëzve që nuk i zënë ballinat e gazetave, por që ende po vuajnë, veçanërisht fiset Rohingya dhe Yazidi.

“I dëgjova me dhimbje statistikat tuaja për kolegët e vrarë gjatë kryerjes së punës me guxim dhe përkushtim në shumë shtete. Ata kanë qenë duke raportuar për luftërat dhe situatat tjera dramatike, në të cilat shumë vëllezër dhe motra tona jetojnë”, tha ai.

Para fjalimit të Papës foli Patricia Thomas nga “Associated Press”, e cila tregoi për gazetarët e vrarë, të burgosur, të plagosur dhe të kërcënuar gjatë punës së tyre.

Ajo i përmendi gazetarët Lyra Mckee, e cila u qëllua për vdekje gjatë raportimit të trazirave në Irlandën Veriore, Daphene Caruana, e cila vdiq nga shpërthimi i bombës më 2017 dhe Jamal Khashoggin, i cili u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll vitin e kaluar.

“Liria e shtypit dhe e shprehjes është tregues i rëndësishëm për gjendjen e një shteti. Të mos harrojmë se një nga gjërat që diktatorët e largojnë së pari është liria e shtypit”, tha Papa, shkruan “Reuters”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat