Historia prekëse e fermerit që preu këmbën me thikë, për t’ia shpëtuar jetën vetës

Evropë

Historia prekëse e fermerit që preu këmbën me thikë, për t’ia shpëtuar jetën vetës

Më: 20 maj 2019 Në ora: 00:34
Kurt Kaser

Një fermer në Nebraska po përpiqej të lëvizte misrin nga një vend në tjetrin kur aksidentalisht këmba i ngeci në një vrimë. Dhe kjo vrimë rezultoi të ishte makineri bujqësore.

Kurt Kaser i ngeci këmba në një tub që në brendësi ishte i përdredhur.

Fermeri 63-vjeçar e dinte se duhet të vepronte shpejt ndërsa këmba e tij po tërhiqej nga makineria.

“Nuk e dija çfarë të bëja dhe për sa kohë do qëndroja i vetëdijshëm. Po hiqja dorë kur mu kujtua se kisha thikë në xhep,”-tha ai për CNN.

Kaseri ndodhej në fermën e tij në Pender rreth tre javë e gjysmë më parë, kur ai mori vendimin për të prerë këmbën.

“Nuk kisha telefon me vete, nuk e dija ku e kisha lënë ndaj fillova të prija këmbën me thikë,”-tha ai.

Pasi preu këmbën u zvarrit duke përdorur brrylat drejt shtëpisë që të mund të shkonte tek telefoni për të kërkuar ndihmë.

“Ndalova për pak, por nuk doja të ndalesha për një kohë të gjatë pasi nuk kisha asnjë mënyrë tjetër për të marrë ndihmë, të gjithë ishin larguar në atë kohë. Bëra thjesha atë që duhet të bëja. Mjekët erdhën të më merrnin me helikopter,”-shtoi Kurt.

Ai u dërgua në spital dhe më pas iu nënshtrua terapisë fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat