Evakuohet kulla e Eiffelit për shkak se një person tentoi të ngjitej në të

Evropë

Evakuohet kulla e Eiffelit për shkak se një person tentoi të ngjitej në të

Më: 21 maj 2019 Në ora: 08:18
Evakuohet kulla e Eiffelit për shkak se një person tentoi të ngjitej në të

Kulla e famshme e Eiffelit në Paris është evakuuar të hënën pasi që një person tentoi që të ngjitej në pjesët e metalike të strukturës.

Llogaria zyrtare në Twiter për kullën e famshme, njoftoi se dyert janë të mbyllura “deri në një njoftim tjetër”, raporton Euronews.

Image

Personi filloi të ngjitej në orët e pasdites, dhe besohet se ai u ngjit në një lartësi relativisht të lartë.

Ekipet e shpëtimit u thirrën në vendin e ngjarjes menjëherë pasi filloi aksidenti.

Zjarrfikësit nga grupi i shpëtimit dhe intervenimit kishin asistuar në operacionin për shpëtimin dhe largimin e personit.

Vizitorëve iu bë thirrje që ta shtyjnë vizitën e tyre në këtë kullë, ndërsa ata që qëlluan në kullë gjatë kohës sa ndodhi ngjarja, u bllokuan brenda saj për një kohë të gjatë.

Kjo nuk është hera e parë që dikush tenton që të ngjitet në “Zonjën e Hekurt” të Parisit. Një tentim i tillë ishte bërë edhe në vitin 2015, kur një person u ngjit në mes të natës, por ai arriti vetëm në katin e parë, për shkak se policia e ndaloi.

Rekordin për ngjitje nga struktura në kullën Eiffel e mban Alain Robert, i cili u ngjit deri në maje të kullës në vitin 1996, për vetëm 45 minuta.

Kulla e Eiffel u ndërtua nga Gustave Eiffel në vitin 1889, dhe këtë javë ka festuar 130 vjetorin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat