Hungaria akuzohet se po nxit urrejtje ndaj të huajve

Evropë

Hungaria akuzohet se po nxit urrejtje ndaj të huajve

Më: 21 maj 2019 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë akuzuar qeverinë e Hungarisë se po i dhunon të drejtat e njeriut dhe për përdorë retorikë anti-emigracion që nxit “ndjenja ksenofobie, frikë dhe urrejtje”.

Në një raport të hartuar nga komisionerja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatovic, erdhi në përfundimin se “Dhunimi i të drejtave të njeriut në Hungari kanë një efekt negative në mbrojtjen e sistemit demokratik dhe sundimit të ligjit”, raporton The Guardian.

Komisionierja, raporti it ë cilit është i bazuar në takime të ministrave të qeverisë, grupeve të shoqërisë civile gjatë pesë dite vizite në Hungari, gjatë muajit shkurt, thekson kritikat ndaj sistemit hungarez të azilit që ka rezultuar në rritjen e urrejtjes ndaj të huajve. Duke e ngritur alarmin, sidomos në dhunën e përdorur nga policia për t’i larguar të huajt të kombësive tjera, ajo e kritikon politikën e Hungarisë, e cila refuzon t’i ushqejë emigrantët dhe azil-kërkuesit.

Qeverisë hungareze, i është kërkuar që ta zgjidh krizën të cilën vetë e ka krijuar. Komisjonerja argumentoi se atje ekziston një gjendje emergjence, ku vetëm për një vit, janë pranuar vetëm 671 azil kërkues.

Qeveria e Viktor Orban, deklaroi gjendjen emergjente për shkak “të krizës që erdhi si rezultat i emigrimit masiv” të vitit 2015.

Azil kërkuesit në Hungari tani jetojnë në zona që janë transit neutral në vijat kufitare, e që në këtë rast Hungaria nuk guxon t’i keqtrajtojë për shkak të ligjit ndërkombëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat