Të majtët, ironi me zgjedhjet/ Die Partei vendos kandidatë me emra nazistësh - Bota Sot
Të majtët, ironi me zgjedhjet/ Die Partei vendos kandidatë me emra nazistësh

Evropë

Të majtët, ironi me zgjedhjet/ Die Partei vendos kandidatë me emra nazistësh

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:46
Foto

Kandidatë të quajtur Goebbels, Hess dhe Eichmann janë për votim në zgjedhjet evropiane të së dielës, në Gjermani, e kjo falë një partia satirike të krahut të majtë.

Die Partei — “partia” — ka prezantuar pamflete me emrat e kandidatëve mbiemrat e të cilëve përkojnë me ata të ndihmësve kryesorë të Hitlerit.

Grupi udhëhiqet nga Martin Sonneborn, ish botues i revistës satirike Titanik, që u zgjodh në parlamentin evropian në 2014 falë rregullave që favorizojnë partitë e vogla. Mes politikave të saj, Die Parti propozon konfiskimin e patentave për ata që mohojnë ndryshimet klimaterike.

Sistemi gjerman nuk ka një prag minimal zgjedhor për hyrjen në parlamentin evropian, ndryshe nga vende të tjera ku duhet të arrihen 3 apo 5 për qind të votave për tu zgjedhur. Die Partei, që mori 0.96 për qind të votave në 2014, ka si pasojë të gjitha gjasat për të patur të paktën një të zgjedhur.

Jo të gjithë janë të kënaqur sidoqoftë me shakanë e saj. Ka nga ata që mendojnë se zgjedhjet evropiane nuk duhet të përdoren si mjet për humor.

Pretendimi se dikush do të luftojë populistët e krahut të djathtë në këtë mënyrë, është naiv, i gënjeshtërt ose jo shumë inteligjent- thonë ata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...