Nisin zgjedhjet europiane/ Britanikët dhe holandezët në kutitë e votimit

Evropë

Nisin zgjedhjet europiane/ Britanikët dhe holandezët në kutitë e votimit

Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:57
Foto

Britanikët dhe holandezët janë të parët që i janë drejtuar kutive të votimit të enjten, duke hapur kështu procesin katër ditor të zgjedhjeve për parlamentin evropian, që do të përcaktojnë edhe politikat e Brukselit për pesë vitet e ardhshme.

Vende të tjera të BE do të votojnë nga e premtja deri të dielën, me rezultatet që pritet të shpallen mbrëmjen e të dielës pasi të gjitha vendet anëtare të kenë mbyllur procesin e votimit.

Mbi 400 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin 751 eurodeputetë.

Zgjedhjet zhvillohen në kohën kur po rritet mbështetja për nacionalistët dhe populistët, që duan t’i frenojnë përgjegjësitë e BE-së, ndërsa fuqitë tradicionale, si Franca dhe Gjermania, këmbëngulin se uniteti është opsioni më i mirë përballë sfidave ekonomike dhe të sigurisë.

Sondazhet e opinionit parashikojnë rritje të dukshme të forcave nacionaliste.

Këto janë zgjedhjet e nënta për Parlamentin Evropian që kur ato kanë nisur të mbahen në vitin 1979. Pjesëmarrja thuhet se ka rënë me vite, ndërsa rekordin e ulët e ka shënuar në 2014, me 43%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat