May takohet me ministra, ende fokusohet në Brexit

Evropë

May takohet me ministra, ende fokusohet në Brexit

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:49
Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May do të takohet sot me ministrat, në kohën e kërkesave për të dhënë dorëheqje, pasi plani i saj i ri për të dalë nga BE u përball me kritika.

Një zëdhënës i kryeministres britanike njoftoi se vizita e presidentit të SHBA-së Donald Trump do të mbahet sipas marrëveshjes muajin e ardhshëm dhe se May do të jetë e lumtur ta mirëpresë atë, transmeton Reuters.

"Kryeministrja ndan mendimin e kolegut mbi propozimin dhe ne do të kemi diskutime të mëtejshme, May është i fokusuar të dërgojë Brexit deri në fund", tha zëdhënësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat