Steinmeier shënon 70-vjetorin e Kushtetutës me thirrje për dinjitet - Bota Sot
Steinmeier shënon 70-vjetorin e Kushtetutës me thirrje për dinjitet

Evropë

Steinmeier shënon 70-vjetorin e Kushtetutës me thirrje për dinjitet

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:45
Presidenti i Gjermanisë Frank Walter

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier bëri sot thirrje kundër urrejtjes dhe armiqësisë në debatin politik në kuadër të 70-vjetorit të Kushtetutës gjermane në Berlin.

“Me gjitha liritë dhe nxehtësinë e konfliktit, diçka duhet të ruhet që mund të përmblidhet në dy koncepte: dinjiteti dhe arsye”, tha Steinmeier në prani të kancelares, Angela Merkel presidentëve të të dyja dhomave të Parlamentit dhe kreut të Gjykatës Supreme.

“Dhe kjo është edhe arsyeja që ne jemi mbledhur, sepse ne nuk duam urrejtjen dhe armiqësinë të hyjë në debatet tona si helm”, vazhdoi ai.

“Mbi të gjitha helmohet demokracia. Populistët bëjnë përdorime tinëzare të ndjenjave. Ata kthejnë shqetësimet e justifikuara në një urrejtje të verbër”, theksoi presidenti gjerman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...