Një çift në dhomën e gjumit gjen kosheren me 80.000 bletë - Bota Sot
Një çift në dhomën e gjumit gjen kosheren me 80.000 bletë

Evropë

Një çift në dhomën e gjumit gjen kosheren me 80.000 bletë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:56
Pamje nga videoja

Një çift spanjoll kishte për dy vjet probleme me gjumë për shkak të tingullit të pazakontë që vinte nga muret e dhomës së tyre të gjumit.

Ky tingull i bëri ata si të çmendur, dhe pastaj vendosën të thyejnë murin, ku zbuluan një koshere masive prej 80.000 bletësh.

Bletari lokal Sergio Guerrero erdhi të ndihmojë çiftin spanjoll për largimin e kosheres. Ai tha se nuk e kupton se si këta njerëz mund të jetonin me kaq shumë bletë për gati dy vjet, shkruan Oddity Central.

"Kosherja ishte brenda në mur dhe ata nuk mund të flinin. Tërë natën dëgjonin gumëzhimën e bletëve. Më janë dashur shtatë orë të nxjerrë kosheren, t’i lirojë bletët dhe t’i kthejë në natyrë", tha Guerrero, i cili beson se bletët u vendosën në mur për shkak të ndryshimit të klimës dhe prerjes së pemëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...