Dorëhiqet Theresa May

Evropë

Dorëhiqet Theresa May

Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:24
Theresa May

Theresa May ka njoftuar dorëheqjen e saj nga posti i kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo bëri të ditur të premten se do ta lërë postin e udhëheqëses së Partisë Konservatore më 7 qershor.

Pas vendimit të saj do të nis edhe gara për ta zëvendësuar atë si udhëheqëse konservatore dhe kryeministre.

May ishte nën presion për t’u larguar nga posti i shefes së qeverisë britanike pas një reagimi nga deputetët e saj kundër planit të saj për Brexit.

Parlamenti ka kundërshtuar tri herë marrëveshjen e tërheqjes nga BE të Theresa May.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat