Të paktën 13 të plagosur, ky është personi që dyshohet se kreu shpërthimin në Lion të Francës

Evropë

Të paktën 13 të plagosur, ky është personi që dyshohet se kreu shpërthimin në Lion të Francës

Më: 24 maj 2019 Në ora: 21:34
Pamje nga Franca

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë njeriun e dyshuar për vendosjen e një bombe e cila plagosi më shumë se një duzinë njerëzish në Lion këtë pasdite.

Siç bëhet e ditur, fotografia po shpërndahet nga mediat franceze.

Ndryshe, të paktën 13 persona, përfshirë një vajzë të moshës tetë vjeçe u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist në qytetin francez këtë mbrëmje.

Image

Një shpërthim masiv u dëgjua pak pas orës 17:30 pasi një burrë në një biçikletë u pa derisa vendosi qese në tokë menjëherë pas orës 17:30.

Policia që ka shqyrtuar tashmë filmimin e kamerës tha se ai dukej “shumë i qetë” kur mbërriti.

Image

Bëhet e ditur se njëmbëdhjetë nga të plagosurit u dërguan në spital nga skena e sulmit jashtë një furre në sheshin Victor Hugo, por lëndimet e tyre nuk mendohet të jenë kërcënuese për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat