Betimi mund t’i kushtojë me burgim Puigdemont

Evropë

Betimi mund t’i kushtojë me burgim Puigdemont

Më: 24 maj 2019 Në ora: 22:34
Carles Puigdemont

Ish Presidenti i Katalonisë, Carles Puigdemont, shpreson që të zë një ulëse në Parlamentin Evropian.

Edhe sondazhet tregojnë se ai mund të arrijë këtë në zgjedhjet evropiane të cilat tashmë kanë nisur të mbahen.

Në rast se zgjedhet, atij do t’i duhet që të shkojë në Madrid për ta dhënë betimin dhe kjo mund t’i kushtojë me burgim, shkruan Euronews.

“Puigdemont i duhet që të shkojë në Madrid për t’u betuar sipas Kushtetutës së Spanjës dhe para Bordit Qendror Elektoral, përndryshe nuk do të mund t’i takonte pozita e anëtarit të Parlamentit Evropian”, ka thënë avokati Ignasi Guardans.

Në këtë rast ai do të arrestohej nga autoritetet e Spanjës, pasi që edhe nëse zgjedhet për PE nuk do të ketë imunitet politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat