“Do të kisha vrarë përsëri”, vrasësi serial 15-vjeçar: Zëra filluan të më flisnin dhe më thanë…

Evropë

“Do të kisha vrarë përsëri”, vrasësi serial 15-vjeçar: Zëra filluan të më flisnin dhe më thanë…

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:02
James Fairweather

James Fairweather ishte vetëm 15-vjeç kur vrau brutalisht një burrë dhe një student. Ngjarja ka ndodhur në Britaninë  e madhe, ndërsa James Fairweather është vrasësi serial më i ri i Britanisë.

Sipas shokëve të tij të klasës, kur ishte pyetur rreth profesionit që do të zgjidhte kur të rritej, i mituri kishte thënë “vrasës”, ndërsa kishte kërcënuar se do të kryente edhe një masakër në shkollë. Në vitin 2014 ai vrau një burrë me thikë, duke e goditur atë 102 herë në trup, vetëm për t’i shkaktuar sa më shumë dhimbje.

Tre muaj më vonë, ai zgjodhi viktimën e tij të radhës, një student. Ai e goditi studentin afër shtëpisë së tij, duke i shkaktuar gjithashtu shumë goditje me thikë, vetëm për t’i shkaktuar sa më shumë dhimbje. Ai u arrestua nga policia kur po planifikonte vrasjen e tretë, pasi një burrë e pa atë me thikë në dorë dhe lajmëroi autoritetet.

Në deklaratën e tij në polici, ai tha: Zëra filluan të më flisnin dhe më thanë që duhej ta bëja këtë sakrificë, ose do më vinin të më merrnin. Ndërsa i vrisja ata qeshnin me të madhe. Do të kisha vrarë përsëri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat