Jelek verdhët përleshen me policinë, por numri i tyre gjithmonë e më i vogële

Evropë

Jelek verdhët përleshen me policinë, por numri i tyre gjithmonë e më i vogële

Më: 25 maj 2019 Në ora: 22:17
Pamje nga protesta

Jelek Verdhët në Francë kanë vazhduar protestat e tyre rrugëve të Parisit, dhe kësaj here ata janë përleshur me policinë, edhe pse protestat janë drejtë shuarjes.

Protestuesit kishin filluar të gjuanin me gurë drejtë policisë, e më pas policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Numri i protestuesve ishte rreth 1.200. Por edhe pse në numër të vogël, ata sot kanë sulmuar degët e bankave, dyqane dhe lokale tjera që gjendeshin aty afër.

Policia ka arrestuar 27 persona, raporton Euronews.

Pas më shumë se gjashtë muajsh protesta të vazhdueshme, duket se Jelek Verdhëve i ka ardhur fundit.

Numri i tyre u zvogëlua, kur presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte realizuar shumicën e kërkesave të tyre.

Ajo që filloi si pakënaqësi ndaj rritjes së çmimit të naftës, sot po vazhdon si protestë kundër qeverisë.

Macron kishte vendosur që çmimi i naftës të ulet, dhe kjo ndikoi që numri i protestuesve të bie drastikisht.

Protestuesit gjithashtu kishin sulmuar fushatën e partisë së Macronit, gjatë kohës sap o mbahej kampanja e zgjedhjeve për parlamentin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat