Sondazhet në Greqi: Demokracia e Re prin para Siriza të kryeministrit Tsipras

Evropë

Sondazhet në Greqi: Demokracia e Re prin para Siriza të kryeministrit Tsipras

Më: 26 maj 2019 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Greqi, sipas sondazheve dalëse, partia kryesore opozitare e qendrës së djathtë të Demokracisë së Re fitoi numrin më të madh të votave, ndërsa Siriza e kryeministrit Alexis Tsipras u rendit e dyta.

Sipas agjencisë së lajmeve greke ANA, Demokracia e Re pritet të fitojë midis 32 dhe 36 për qind të votave, ndërsa Siriza  midis 25 dhe 29 për qind.

Lëvizja Socialiste për Ndryshim ka fituar 7-9 për qind, ndërsa Agimi i Artë, parti ultra-djathtiste dhe Partia Komuniste do të marrin mes pesë dhe shtatë për qind të votave.

Agjencia e lajmeve AP shkruan se në Parlamentin Evropian mund të hyrje edhe përfaqësuesit e Lëvizjes evropiane të ish-ministrit grek të Financave Janis Varufakis, e cila pritet të marrë rreth tre për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat