Le Pen prin ndaj Macronit

Evropë

Le Pen prin ndaj Macronit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 00:05
Marine Le Pen

Në bazë të sondazheve të deritanishme, shihet se e djathta ekstreme e Francës është duke kryesuar në zgjedhjet Parlamentare Evropiane.

E djathta ekstreme franceze e udhëhequr nga Marine Le Pen, ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Francë, shkruan “Reuters”, transmeton lajmi.net.

Dy sondazhe kanë treguar se ky është në një shqetësim ndaj ambicieve vendase dhe evropiane të Presidentit Emmanuel Macron.

Sondazhi i IFOP tregoi se e djathta ekstreme fitoi 24 për qind të votave krahasuar me 22.5 për qind për partinë e qendrës së Macron.

Një sondazh i Elabe tregoi shifra të ngjashme dhe parashikoi se do të linte partinë e Le Pen me 24 vende në Parlamentin Evropian krahasuar me 23 vende për partinë e Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat